Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 499.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.188, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga virusi kanë vdekur 3,138 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.287 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.