image Kjo është shuma e gjobitjes së partive politike nga Komuna e Prishtinës për shkeljen e masave antiCOVID

Politikë

Kjo është shuma e gjobitjes së partive politike nga Komuna e Prishtinës për shkeljen e masave antiCOVID

news image

Partitë politike, ndonëse fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht, kanë startuar me fushatën e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë ajo çka e ka karakterizuar këtë “fushatë të hershme” ishin edhe tubimet me shumë pjesëmarrës në njerëz e që bie ndesh me masat e vendosura kundër koronavirusit.

E partitë madje nuk kanë ngurruar që këto fotografi t’i vendosin nëpër rrjete sociale.

Njëra prej komunave që ka nisur gjobitjen e partive politike është komuna e Prishtinës. Drejtori i Inspeksionit të kësaj komune, Adonis Tahiri ka thënë se deri tani janë shqiptuar 8 gjoba nga 2 mijë euro.

“I kemi shqiptuar 8 gjoba nga 2 mijë euro që dmth 16 mijë euro”, ka thënë shkurt Tahiri për Gazetën Sinjali.

Ai ka bërë të ditur se nëse nuk paguhen me rregull, çështja kalon tek përmbaruesi privat.

“Në legjislacion për kundërvajtje janë të parashikuara krejt afatet dhe nëse ato nuk paguhen shkon tek përmbaruesi direkt dhe ia merr përmbaruesi, veç u bëhet më shtrenjtë”, ka shtuar tutje ai.

Fushata zyrtarisht në Kosovë fillon nesër kurse zgjat deri më 12 shkurt. /Gazeta Sinjali/