Rreth 140 mijë euro llogaritet se janë shkaktuar dëme në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit nga vërshimet të cilat ishin shkaktuar më 27 maj.
Vlerësimin e dëmit e kanë bërë institucionet e nivelit lokal.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, ka deklaruar për Gazetën Sinjali se ata do të kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës për mbulimin e kostos financiare të vërshimeve.
“Komisioni është në terren dhe diku janë 40 familje të cilat janë prekur dhe vlera e dëmit është rreth 140 mijë euro. 4 shtëpi janë të pabanueshme. Këta janë strehuar në fshat dhe një në fshatin Malishevë. Do të kërkojmë ndihmë nga Qeveria për kompensimin e dëmit”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/