Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë për sigurinë në vend, e cila u thirr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë seancës, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka paraqitur një rezolutë me rekomandime lidhur me sigurinë në Kosovë.
Pikat e rezolutës së AAK-së:
- Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet mbi prioritetet çështjet që lidhen me siguri;
- Të miratohet dhe procesohet sa më shpejtë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare së Kosovës;
- Ruajtja e Partneritetit Strategjik me SHBA në raport me forcimin e FSK-së;
- Njëkohësisht, sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjetet moderne;
Mbështetja e Fondit të Sigurisë;
- Krijimi i tri kushteve minimale për Policinë e Kosovës:
- Pagë të dinjitetshme – miratimi i Ligjit të Pagave;
- Sigurimi Shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës;
- Procedimi i Ligjit për Pensionim të Parakohshëm;
- Mbështejta e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencës.