image Kaq qytetarë kanë votuar deri në orën 09:00 në Shqipëri

Shqipëri

Kaq qytetarë kanë votuar deri në orën 09:00 në Shqipëri

news image

10:44 – Që në orët e para të mëngjesit në Shqipëri është vënë re një numër i lartë i qytetarëve të cilët janë drejtuar drejt kutive të votimit në qendrat përkatëse.

KQZ ka publikuar pjesëmarrjen në rang vendi deri në orën 09:00 dhe pjesëmarrjen në secilin qark.

Ndërkohë kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në 19:00.

10:08Këtë të dielë ka nisur procesi i votimit në Shqipëri. Në të gjithë vendin 3 milionë e 588 mijë e 869 qytetarë shqiptarë do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

KQZ ka publikuar pjesëmarrjen në rang vendi deri në orën 08:00

-Pjesëmarrja: 2,85 %

-Raportuar: 628 nga 5199 QV total

-Votuar 13366 nga 469551 zgjedhës në listën e QV të raportuara

Ndërkohë kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në 19:00.

Kujtojmë se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e para e cila ka votuar në qendrën  e votimit tek kopshti 31 në njësinë 5.

/GazetaSinjali/