image Kjo është përgjigja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për formimin e Qeverisë

Kosovë

Kjo është përgjigja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për formimin e Qeverisë

news image

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se nga 124 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm janë përgjigjur 114 anëtarë, prej tyre 108 janë shprehur për , 6 janë shprehur kundër dhe 10 nuk janë përgjigju që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë.

Mustafa ka konstatuar se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm,

Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla më dt. 12 prill dhe plotësimin e saj më 13 prill 2020.
Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.

Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me respekt,
Kryetari i LDK-së
Isa Mustafa