image Kjo është përfaqësuesja e Kosovës në Izrael

Botë

Kjo është përfaqësuesja e Kosovës në Izrael

news image

Në marrëveshjen ekonomike të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, ishte dhe njohja e Kosovës nga ana e Izraelit, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas konfirmimit për njohjen, pala kosovare ka bërë një hap përpara në vendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kosova sot ka emëruar Ines Demirin si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael.

“Po pres me padurim këtë sfidë të madhe që nënkupton edhe pasionin tim të madh për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit”, ka shkruar ajo, pasi ka konfirmuar marrjen e pozitës së re. /Gazeta Sinjali/