Demokrati Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe pse është milioner, ai për disa i takon klasës së mesme, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë fushatës së tij në vitin 2020, Joe Biden publikoi informacione mbi statusin financiar, i cili përfshin raporte tatimore në të dy nivelet shtetërore dhe federale për vitet 2016, 2017 dhe 2018.
Sipas Forbes dhe këtyre të dhënave, Biden ishte vlerësuar si “i rëndë” me nëntë milionë dollarë.
Kurse, të dy shtëpitë e familjes Biden në Delaware së bashku kapin vlerën prej katër milionë dollarësh.
Revista e njohur Forbes, gjithashtu shkruan se familja e tij ka para dhe investime me vlerë katër milionë dollarë të tjerë, si dhe një pension federal prej një milion dollarësh.
SHBA-të rimbursojnë po ashtu komandantin e përgjithshëm të tyre me 400 mijë dollarë në vit për të ndihmuar mbulimin e shpenzimeve në lidhje me kryerjen e detyrave të tij zyrtare.
Ndërkaq, gruaja e tij, Dr. Jill Biden, gjithashtu së fundmi tregoi se ajo do të vazhdojë të japë mësim në kolegjin shtetëror edhe kur bashkëshorti i saj është në krye të Shtëpisë së Bardhë. /Gazeta Sinjali/