Të martën më 6 qershor, Drita zyrtarizoi Blendi Bafitun si lojtar të tyre.
Baftiu iu bashkua skuadrës nga Gjilani nga Ballkani.
Mesfushori sulmues ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Me transferimin e tij te Drita, 24-vjeçari është bërë njëri prej lojtarëve më të paguar në futbollin kosovar.
Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht nga burimet afër futbollistit se paga e tij mujore është 7 mijë euro.
Baftiu do të paguhet 84 mijë euro për një vit te Drita. Nëse i bëjmë llogaritë nga kontrata e tij dy vjeçare, ish-futbollisti i Ballkanit do të paguhet 168 mijë euro për dy vite.
Nëse ia shtojmë edhe vitin e tretë në kontratën e Baftiut, atëherë ai do të paguhet deri në vitin 2025 plotë 252 mijë euro.
Kujtojmë që Drita është njëra prej skuadrave më aktive në merkaton verore duke transferuar lojtarë si Besnik Krasniqi, Blendi Baftiun dhe Florian Smakiqin.