Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar dy viktima. Dy viktimat ishin të moshës mbi 80 vjeç.
MSh po ashtu ka treguar që 247 persona tjerë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë shëruar 2,096 të prekur nga COVID-19.
Numri total i rasteve aktive është 10.800.