image Kjo është lista me emrat e qytetarëve që do të vaksinohen nesër

Shëndetësi

Kjo është lista me emrat e qytetarëve që do të vaksinohen nesër

news image

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën me emrat dhe mbiemrat e qytetarëve që nesër do të marrin dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

“Ftohen qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e hënë, 14 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët të cilët nuk janë pjesë e kësaj liste – por të cilët janë vaksinuar me dozën e parë, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për të marrë edhe dozën e dytë.

Për të parë listën me këta emra, klikoni KËTU./Gazeta Sinjali/