Deri në orën 16:00 kanë votuar 26,89 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në të gjitha komunat e Kosovës për zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo jo në të gjitha komunat pjesëmarrja është e njëjtë.
Komuna me pjesëmarrjen më të ulët në votime është ajo e Dragashit. Në këtë komunë deri në orën 16:00 kanë votuar 20,36 për qind.
E në këto zgjedhje me pjesëmarrje prijnë komunat serbe.
Në komunën e Zveçanit deri tani kanë votuar 56.91 për qind apo 3 mijë e 915 qytetarë, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 55,03 për qind apo 9 mijë e 751, në komunën e Ranillugit kanë votuar 40,68 për qind apo 1 mijë e 987 qytetarë, në Partesh kanë votuar 36,30 për qind apo 1 mijë e 662, në Kllokot kanë votuar 37.50 për qind apo 1 mijë e 378 qytetarë. /GazetaSinjali/