image Kjo është kohëzgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme që ka planifikuar Thaçi

Politikë

Politikë/ Kjo është kohëzgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme që ka planifikuar Thaçi

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media tha se gjendja e jashtëzakonshme në tërë vendin është planifikuar të zgjasë 30 ditë, me mundësi vazhdimi ose zvogëlimi- varësisht nga situata.

Sipas Thaçit menaxhimin më të mirë të situatës mund ta bëjë familja.

Ai kërkon që gjendja e jashtëzakonshme të shpallet me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ndër të tjera tha se në rast të shpalljes së gjendjjes së jashtëzakonshme urdhërohet mobilizimii tërsishëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Deri më tani vetëm Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbështetur kërkesën e presidentit Hashim Thaçi, për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend si pasojë e virusit COVID-19. /Gazeta Sinjali/