image Kjo është kërkesa e njeriut të SHBA-së ndaj Vuçiqit për dialogun me Kosovën

Kosovë

Dialog/ Kjo është kërkesa e njeriut të SHBA-së ndaj Vuçiqit për dialogun me Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar gjatë ditës së sotme në Serbie me të dërguarin special nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, Vuçiq i ka thënë njeriut special nga SHBA se “zgjidhja mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet vetëm duke respektuar interesat e Serbisë”.

Tanjug raporton se kërkesa e njeriut të Trumpit ndaj Vuçiqit ka qenë se të dy shtetet duhet punojnë ngushtë për dialogun dhe shpejtë.

Gjatë ditës së djeshme i dërguari special nga SHBA ka qëndruar në Kosovë duke u takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçin. Gjatë ditës së sotme ai ka qëndruar në Serbi.