image Kjo është këngëtarja shqiptare e cila për 8 vite u pagua si ‘drejtoreshë’ në dy ministri

Bota e Yjeve

Kjo është këngëtarja shqiptare e cila për 8 vite u pagua si ‘drejtoreshë’ në dy ministri

news image

Burime nga Thesari i Shtetit në Shqipëri kanë njoftuar se këngëtarja Eli Fara, nga muaji janar 2006 deri në muajin gusht 2009, është paguar nga Ministria e Mbrojtjes si “Drejtore Inovacionesh”, drejtori që nuk ka ekzistuar fare, por u sajua nga ish-ministri Fatmir Mediu, transmeton Gazeta Sinjali.

Edhe pas muajit mars 2008, kur Mediu iku për shkak të Gërdecit; këngëtares Eli Fara i vazhdoi paga nga ministri pasardhës Gazmend Oketa, të cilit iu la “amanet” mos ta hiqte nga lista, ndërsa në shtator 2009 kjo drejtori u shkri me gjoja “suprimim strukture”.

Mirëpo, këngëtarja nuk mbeti pa pagë si drejtoreshë, pasi që Fatmir Mediu u bë ministër Mjedisi dhe e emëroi “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”, drejtori të cilën e sajoi, për t’i ngrohur xhepin këngëtares së tij, shkruan Pamfleti.

Këngëtarja siç duket nuk e ka pasur vetëm pagën e majme prej 8 vitesh. Ajo paguhej edhe për “Udhëtime pune”, të urdhëruara nga shef Fatmiri, madje me disa ditë qëndrimi në shtetet e SHBA-së e BE-së.

Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se Fatmir Mediu dhe vartësja zyrtare Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste në shtete të BE-së.

Ndërsa në total, në afro 8 vite, këngëtarja ka udhëtuar 150 herë me shpenzime të shtetit, si Drejtore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Mjedisit në formë “shërbimesh pune”, për të cilat, numrin e ditëve dhe faturat për hotele-restorante i miratonte ministri Mediu.

Sipas dokumentacionit, shumica e faturave dhe biletave janë fotokopje, por auditet e brendshme në këto ministri, kanë vërtetuar se Fatmiri e Eli, nuk kanë udhëtuar për qejf me milionat e shtetit, por vetëm për shkak të detyrës si “Delegacion pune” të dy ministrive përkatëse.

Në fakt, Eli Fara shkonte për koncerte private, ndërsa Mediu e shoqëronte, derisa i vodhi edhe zanatin duke u bërë këngëtar dasmash.

Sipas mediave shqiptare gjithçka mund dhe duhet ta verifikojë SPAK-u, madje dhe një fjalë që vazhdon qarkullon në Ministrinë e Mjedisit, sikur Fatmir Mediu i ka dhënë 500 mijë dollarë vajzës së këngëtares, për një projekt fantazmë “Rinia e Parqet malore”, maskuar pas një OJF-je.

/GazetaSinjali/

Top 5” nga Eli Fara – MelodyTv