image Kjo është kandidatja e mundshme e SHBA për ambasadore në Britani

Botë

Kjo është kandidatja e mundshme e SHBA për ambasadore në Britani

news image

Në media britanike raportohet se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ia ka ofruar postin e ambasadores së SHBA në Britani të Madhe, Cindy McCain, që është e veja e senatorit të ndjerë republikan, mikut të Biden, John McCain.

Në një artikull të publikuar në gazetën britanike “The Times of London”, thuhet se zonja McCain, 66 vjeçe është kandidatja kryesore për postin e ambasadores në vendin mik të SHBA, pasi që ndihmoi Partinë Demokratike që të shënojë fitore në shtetin që tradicionalisht ka votuar për Republikanët, Arizona, transmeton Gazeta Sinjali.

Nuk është e qartë nëse zonja McCain e dëshiron këtë post diplomatik. Pasi që nga vdekja e bashkëshortit ajo është përqendruar më shumë në aktivitete bamirësie.

Ndryshe, posti i ambasadorit amerikan në Britaninë e madhe është një ndër më të lakmuarit në Shërbimin e Jashtë të Shteteve të Bashkuara dhe shpesh atë postë e gëzojnë aleatët politik që ndihmojnë presidentin e ri për t`i fituar zgjedhjet.

Joe Biden dhe John McCain kanë qenë miq për një kohë të gjatë. Pavarësisht dallimeve politike dhe përfaqësimit të dy partive rivale, ata gjithmonë kanë treguar respekt jashtëzakonisht të lartë për njëri-tjetrin.
Në vitet e shtatëdhjeta, John McCain ishte caktuar si ndihmës i Bidenit gjatë një udhëtimi jashtë vendit, kur i zgjedhuri president shërbente si senator.

/Gazeta Sinjali/