Me ardhjen e stinës së dimrit, secili qytetar mendon se si do të ngrohet përgjatë tre muajve. Mirëpo jo çdo zgjedhje është zgjidhje e duhur, raporton Gazeta Sinjali.
Për shkak të ngrohjes me qymyr, nga oxhaqet e shtëpive lirohet shumë dioksid karbon andaj gjatë dimrit ajri është më i ndotur e sidomos në kryeqytet.
Sipas matësit të ajrit të vendosur në kryeqytet, ajri sonte është cilësuar si ‘unhealthy’ që do të thotë i pashëndetshëm. Shifra në këtë matës është 193.