image Kjo është ish-diplomatja që u përball me Kurtin në Krushë

Politikë

Kjo është ish-diplomatja që u përball me Kurtin në Krushë

news image

Në media është publikuar një video, ku shihet motra e një dëshmori duke kërkuar llogari nga kryeministri Albin Kurti, sepse është larguar nga puna.

Motra e dëshmorit është ish-diplomatja Bahrije Hoti, e cila ishte pjesë e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Bern.

Hoti bënte pjesë në mesin e diplomatëve që u shkarkuan bashkë me 10 zyrtarë të tjerë nga Shërbimi i Jashtëm.

Ky vendim u mor nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ministria vendimin e kishte arsyetuar, duke thënë se këtë gjë e bëri që “t’i anulojë vendimet e jashtëligjshme të marra në të kaluarën”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme

Kurse, në videon e publikuar, shihet ajo duke kërkuar nga Kurti përgjigje se pse është shkarkuar nga puna si diplomate e Kosovës.

“Më vjen mirë që keni ardhur sot. Por, si është e mundur që unë para një jave jam pushuar nga puna si diplomate e Kosovës, duke dalë nga ky gjak, sakrifica e këtyre dëshmorëve më ka dërguar të shkollohem në Austri dhe unë sot me padrejtësinë më të madhe, para një jave shkarkohem nga puna si diplomate”, dëgjohet duke i thënë ajo, Kurtit.

Kurti është përgjigjur shkurt duke i thënë se “nuk e di këtë gjë, duhet ta kuptosh”.

“E kuptoj, por padrejtësitë po vazhdojnë me të thënë të drejtën. Unë jam betuar para varrit, para gjakut të këtyre dëshmorëve”, thoshte ajo.

“Do të interesohem për çka bëhet fjalë. Do ta shikojë për çka bëhet fjalë”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/