Të dielën Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nëntë persona kanë rezultuar pozitiv në testin për Omicron, e katër prej tyre ishin nga komuna e Mitrovicës.
Drejtoresha e Spitalit atje, Luljeta Zhubi ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të tyre.
Ajo tha për Dukagjinin se të katërtit janë duke u trajtuar në shtëpi dhe se gjendja e tyre është stabile.