image Kjo është gjendja shëndetësore e familjes nga Podujeva që dyshohet se helmuan në restorantin “Ora”

Shëndetësi

Kjo është gjendja shëndetësore e familjes nga Podujeva që dyshohet se helmuan në restorantin “Ora”

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për mbylljen e restorantit ‘Ora’ në Podujevë, ky dyshohet se u helmuan pesë persona, anëtarë të një familje, si pasojë e ushqimit që kanë konsumuar aty. Pas Policia dhe AUV janë vënë në dijeni, pronari i restorantit është arrestuar.

Por si është gjendja e personave që dyshohet se u helmuan?

Arben Vishaj nga Klinika Infektive ka bërë të ditur se janë duke pritur për rezultatet e mostrave që janë dërguar në IKSHPK, teksa gjendja e tyre është stabile.

Ndryshe, Sinjali raportoi se pronari i restorantit, Ditar Hoti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, për veprën penale Prodhimi dhe vënia ne qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimorë”

Dyshimet për helmim u ngritën pasi anëtarët e kësaj familje konsumuan ushqim në një aheng që ishte mbajtur në këtë restorant.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/