image Arrestohet pronari i restorantit ‘Ora’ në Podujevë ku dyshohet se u helmuan pesë persona

Siguri

Arrestohet pronari i restorantit ‘Ora’ në Podujevë ku dyshohet se u helmuan pesë persona

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak pak më parë për mbylljen e restorantit ‘Ora’ në Podujevë, ky dyshohet se u helmuan pesë persona, anëtarë të një familje, si pasojë e ushqimit që kanë konsumuar aty. Pas Policia dhe AUV janë vënë në dijeni, pronari i restorantit është arrestuar,

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se Ditar Hoti ka rënë në prangat e Policisë dhe pas intervistimit, ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si “Prodhimi dhe vënia ne qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimorë”, teksa ekzaminimet po kryhen nga inspektorët e AUV-it.

Personat dyshohet se u helmuan në një aheng familjar që ishte mbajtur në këtë restorant. Në mesin e viktimave, Sinjali mëson se janë edhe dy fëmijë.

Të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF-në e Podujevës, e më pas janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare, thonë burimet.

Në anën tjetër edhe Policia është vënë në dijeni për detajet e para që dihen mbi atë që ka ndodhur.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/