image Kjo është gjendja në pikat kufitare për të hyrje dhe dalje në Kosovë

Kosovë

Kjo është gjendja në pikat kufitare për të hyrje dhe dalje në Kosovë

news image

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar në lidhje me gjendjen në pikat e kalimit kufitarë në hyrje-dalje të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave rreth 10 minuta janë pritjet për të hyrë në Merdare ndërsa për dalje pritjet janë deri në 1.5 orë dhe kolonat kanë arritur në 200 metra.

Në Jarinje pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10-15 minuta dhe po aq edhe daljet.

Te Dheu i Bardhë pritjet janë rreth 15 minuta në hyrje dhe deri në 30 minuta në dalje.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU

/Gazeta Sinjali/