image Kjo është gjendja me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

Kjo është gjendja me COVID-19 në Spitalin e Pejës

news image

Në Spitalin e përgjithshëm të Pejës po trajtohen 122 pacientë me COVID-19, ku prej tyre 24 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur, prej këtyre pacientëve 96 janë në oksigjenoterapi dhe shtatë janë në CPAP.

Në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 16 pacientë dhe 7 të tjerë janë pranuar. /GazetaSinjali/