image Kjo është gjendja e të infektuarve me COVID-19 të cilët po trajtohen në QKUK e në spitale rajonale - Sinjali

Kjo është gjendja e të infektuarve me COVID-19 të cilët po trajtohen në QKUK e në spitale rajonale

news image

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka publikuar raportin e fundit për gjendjen e pacientëve, të cilët po marrin trajtim mjekësor për COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale, raporton Gazeta Sinjali.

Ky shërbim ka njoftuar se sot në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, janë të hospitalizuar 591 pacientë.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 458 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 49 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 87 pacientë,

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 47 pacientë,

Klinika Infektive III ( Interno), 27 pacientë,

Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë,

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë,

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë,

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient,

Spitali i Prizrenit, 55 pacientë,

Spitali i Gjakovës, 50 pacientë,

Spitali i Pejës, 102 pacientë,

Spitali i Gjilanit, 49 pacientë,

Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë,

Spitali i Mitrovicës, 32 pacientë,

Spitali i Ferizajt, 42 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin