image Kjo është gjendja e qytetarëve që dyshohet se u helmuan në lokalin “Apetit” në Malishevë

Shëndetësi

Kjo është gjendja e qytetarëve që dyshohet se u helmuan në lokalin “Apetit” në Malishevë

news image

Komuna e Malishevës u alarmua mbrëmjen e 13 tetorit pasi u helmuan disa persona nga ushqimi në një “fast food”. Gjatë asaj dite personat e helmuar u udhëzuan për QKUK në Prishtinë dhe disa për në spitalin e Prizrenit. Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar për Sinjalin se lokali është mbyllur përkohësisht ndërsa në cilësinë e të dyshuarit tashmë është intervistuar pronari i lokalit i cili edhe është arrestuar.

Që nga paraqitjet e para të helmimit, dy ditë pas kësaj ngjarje numri nga 63 të helmuar ka shkuar në 205.

Për rastin në fjalë është deklaruar edhe drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka konfirmuar se edhe gjatë ditës së sotme janë paraqitur raste të reja, por që numri i tyre është më i vogël se ditën e djeshme.

Siç njofton Berisha, gjendja e tyre është më e qetë dhe stabile.

“Sapo dola nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe sipas të dhënave dhe informacionet që mora nga profesionistët shëndetësor, gjendja e përgjithshme me të helmuarit nga ushqimi, ka indikacione të qetësimit dhe stabilizimit”, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Ka indikacione të qetësimit të gjendjes sa i përket të helmuarve nga ushqimi në Malishevë, megjithëse gjendja është nën monitorim të vazhdueshëm

Sapo dola nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe sipas të dhënave dhe informacionet që mora nga profesionistët shëndetësor, gjendja e përgjithshme me të helmuarit nga ushqimi, ka indikacione të qetësimit dhe stabilizimit.

Edhe gjatë ditës së sotme, janë paraqitur raste të reja ppr që numri i tyre është më i vogël se ditën e djeshme.

Profesionistët shëndetësor janë duke bërë punë të jashtëzakonshme për çka edhe meritojnë respekt.

Gjithashtu, falënderim e respekt edhe për Klinikën Infektive në Prishtinë, Infektivën e Pediatrinë në Prizren për përkujdesin ndaj pacientëve të helmuar nga ushqimi.

Opinioni do të mbahet i informuar për rrjedhat e mëtutjeshme.

/GazetaSinjali/