image Kjo është gjendja e prokurorit që u plagos me dy plumba në atentat

Rajon

Shqipëri/ Kjo është gjendja e prokurorit që u plagos me dy plumba në atentat

news image

Prokurori Arjan Ndoj ishte cak i një sulmi me armë zjarri pasditen e sotme, ku mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Siç raporton BalkanWeb, Ndoj aktualisht ndodhet në sallën e operacioneve në spitalin e Durrësit. Mësohet se ai ka marrë 2 plumba.

Nga atentati u plagosën dhe 2 të tjerë, Andi Maloku dhe Aleksander Laho (Landi Muharremi). Dyshohet se atentati ka lidhje me detyrën e Prokurorit, një emër i përfolur edhe nga politika, pas vendimit të tij në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.

Ngjarja është marrë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda./Gazeta Sinjali/