image Kjo është gjendja e policit që u plagos nga hajnat në Prishtinë

Siguri

Kjo është gjendja e policit që u plagos nga hajnat në Prishtinë

news image

Është plagosur një zyrtar policor sot në orët e mëngjesit në qendrën tregtare Grand Store në Prishtinë nga hajnat që tentuan ta grabisin Bankën Kombëtare Tregtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje për rastin, ku ka thënë se polici është plagosur në këmbë dhe se janë duke pritur që të marrin informacione të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur Policia për Sinjalin, ku thanë se “të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor“.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.
Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

/Gazeta Sinjali/