image Kjo është gjendja e pacientëve të infektuar me COVID në Spitalet e Kosovës - Sinjali

Kjo është gjendja e pacientëve të infektuar me COVID në Spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID dhe spitalet rajonale sot në trajtim spitalor janë 13 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 23 post-COVID.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, ndërsa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë  post-COVID;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni;

Spitali i Gjakovës, 3  pacientë;

Spitali i Pejës, 5  pacientë;

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin