Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID dhe spitalet rajonale sot në trajtim spitalor janë 13 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 23 post-COVID.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, ndërsa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-COVID;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni;
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë;
Spitali i Pejës, 5 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./GazetaSinjali/