Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale janë 15 pacientë të konfirmuar me COVID-19, përderisa 25 pacientë janë post-COVID.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është një pacient, ndërsa në Klinikën Infektive është një pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient