image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 36 pacientë me COVID-19 nga të cilët 25 janë në oksigjenoterapi, kurse tetë në gjendje të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Spitalit të Pejës gjithashtu bëhet e ditur se dy pacientë kanë arritur që ta mposhtin COVID-19 dhe të shërohen.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë 24 orëve, 121 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 10 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Në ndërkohë dje në këtë spital 344 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 3725 analiza, derisa janë kryer 16 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë lindur pesë foshnje, katër të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore./Gazeta Sinjali/