image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

news image

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se 67 pacientë janë të shtrirë në këtë spital, ku 12 prej tyre janë në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, 54 pacientë janë në oksigjenoterapi, 9 të tjerë në CPAP. Kurse, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 6 pacientë, si dhe në spital janë pranuar edhe shtatë të tjerë.

Postimi i plotë:

Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19, datë 26.09.2021:

67 pacientë janë të shtrirë;

54 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

9 pacientë janë në CPAP;

12 pacientë ne gjendje të rëndë;

6 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit;

7 pacientë janë pranuar gjatë 24 orëve të fundit;

Mbroje vetën vaksinohu. /Gazeta Sinjali/