Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar që në këtë spital janë të shtrirë 72 pacientë të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Prej tyre, 16 pacientë janë në gjendje të rëndë e 55 janë me oksigjenoterapi.
Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë spital janë pranuar pesë pacientë.
Gjithashtu, përmes këtij njoftimi është bërë thirrje për vaksinim për mbrojtje nga koronavirusi. /GazetaSinjali/