image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 40 pacientë me COVID-19 nga të cilët 29 janë në oksigjenoterapi, kurse tetë në gjendje të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë 24 orëve, 229 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Në ndërkohë dje në këtë spital 315 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 4054 analiza, derisa janë kryer 14 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë lindur shtatë foshnje, katër të gjinisë mashkullore dhe tri të gjinisë femërore./Gazeta Sinjali/