Është publikuar një fotografi e aktorit Alec Baldwin me familjen e tij në New Englan, një javë pasi aksidentalisht e vrau kineasten e Rust, Halyna Hutchin gjatë xhirimeve.
Ai shihet i mërzitur derisa porosit ushqim për familjen e tij.
Derisa hetimet po vazhdojnë, raportohet se aktori ka qenë bashkëpunues me policinë e Santa Fe-së në New Meksiko.
Baldwin ishte duke xhiruar në filmin Rust ku ai aksidentalisht vrau Halyna Hutchins, me një armë që ende nuk dihet se si arriti në setin e xhirimeve, e që ishte e mbushur me fishekë të vërtetë.