image Aktori Baldwin gjatë xhirimeve vrau një grua, deklarohet bashkëshorti i saj - Sinjali

Aktori Baldwin gjatë xhirimeve vrau një grua, deklarohet bashkëshorti i saj

news image

Bashkëshorti i Halyna Hutchins ka folur sot për “humbjen gjigante” të gruas së tij, e cila u vra në sheshxhirim nga arma e aktorit, Alec Baldwin.

Matt Hutchins, ka postuar një foto të Halynas dhe djalit të tyre tetë-vjeçar Andros, duke shkruar se “humbja jonë është e pamasë”.

“Halyna na frymëzonte të gjithëve me pasionin e vizionin e saj, ajo la një trashëgimi që nuk mund të përmblidhet me fjalë” është shprehur ai.

Familja e viktimës po kërkon tashmë përgjigje për vdekjen absurde, duke thënë se ishin përballur me shumë burokraci që ajo të shkonte në ShBA.

Miqtë e viktimës thonë se babai Antoly e nëna Olga janë të përfshirë nga dhimbja, pasi u njoftuan për tragjedinë nga bashkëshorti Matthew.

Një mik i saj në Kiev, ku Halyna ishte rritur, tha: “Familja është në zi, por në të njëjtën kohë ata kanë pyetje për të cilat kërkojnë përgjigje”.

“Ata nuk e kuptojnë si mund të ndodhë diçka e tillë, me masat e sigurisë që supozohet se merren”, shtoi ai.

Krerët e studiove filmike tremben nga një padi e fuqishme e familjes nëse rezulton se vdekja e saj mund të ishte evituar.

Bashkëshorti Matthew thotë se është duke ngushëlluar djalin e tyre Andros në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Halina ishte diplomuar në universitetin e Kiev për gazetari dhe kishte punuar si producente dokumentarësh dhe për BBC, raporton Skynews.

Dje motra e saj Svetlana, e cila jeton në Indonezi, tha: “Ende nuk e kuptoj dot, e doja aq shumë, ajo ishte shembulli im. Është një dhimbje e madhe për familjen, shpresoj koha do të shërojë dhimbjen tonë”.

Ministrja e jashtme e Ukrainës i ka kërkuar diplomatëve në San Francisco të hetojnë rrethanat e vdekjes së saj.

“I kemi kërkuar konsullatës së Ukrainës në San Francisco të qartësojë rrethanat e ngjarjes e të bashkëpunojë me përfaqësuesit amerikanë. Konsullata do të japë të gjithë mbështetjen për familjarët e të ndjerës”./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin