image Kjo është deklarata për të cilën u shkarkua Veliu

Kosovë

Politikë/ Kjo është deklarata për të cilën u shkarkua Veliu

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot njoftoi për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, shkruan Gazeta Sinjali.

Në vendimin e Kurtit për shkarkimin e ministrit Veliut thuhet se ai u shkarkua për shkak të një deklarate e cila, sipas Kurtit, ishte qëndrim i ministrit kundër kryeministrit dhe qeverisë.

Gjithashtu, në vendimin e Kurtit thuhet se Veliu përhapi panik, kur tha se numri i rasteve të prekura me koronavirus po shtohet orë pas ore.

Kjo është deklarata e plotë e ministrit Veliu, që e nxiti kryeministrin Kurti të kërkojë shkarkimin e tij:/Gazeta Sinjali/

“Pikë së pari qeveria nuk ka mbajtur mbledhje që të vendos për këtë çështje, sot është mbajtur Këshilli i Sigurisë Kombëtare, situata në Kosovë është serioze dhe se numri i të prekurve po rritet dhe se institucionet duhet të marrin masat sa më shpejtë. Unë personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë që të mbrohemi. Kjo është e drejtë e presidentit, ky takim është mbajtur. Nuk është këtu çështja këtu a jemi më kryeministrin a presidentin por duhet të jemi sa më të organizuar, nuk është koha e kapriceve se a duhet të dominojë mendimi i tij apo i këtij, sepse ne jemi në shërbim të Kosovës. Po duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.”