Cilësia e ajrit në Prishtinë gjatë ditës së sotme është mesatare, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë për matjen e ndotjes së ajrit, indeksi i ndotjes sot në orën 18:00 ka qenë 63 AQI.
AQI “mesatare” është prej 51 deri në 100, që nënkupton se cilësia e ajrit është e pranueshme, por mund të ketë brenga shëndetësore për një numër të vogël njerëzish.
Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme./Gazeta Sinjali/