Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, gjatë ditës së sotme është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i Kuvendit do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Mirëpo, kryeparlamentari Konjufca gjatë kësaj vizite nuk do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, pasi që ky i fundit është nisur për një vizitë zyrtare në Hungari.
Mësohet se pas Hungarisë, kryeministri Rama do të qëndrojë dhe në Bullgari, për t’u kthyer më pas të mërkurën në Shqipëri, para seancës në të cilën do të votohet raporti i Komisionit për shkarkimin e Presidentit./Gazeta Sinjali/