image Kjo është ambasadorja e re e Kosovës në Republikën Çeke

Politikë

Kjo është ambasadorja e re e Kosovës në Republikën Çeke

news image

Albesjana Iberhysaj do të jetë ambasadorja e re e Kosovës në Republikën Çeke, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në Twitter, ku ka njoftuar se sot i ka dorëzuar letrat kredenciale.

“Sot ia paraqita Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke letrat kredenciale, duke nisur zyrtarisht mandatin tim si Shef i Misionit të Kosovës në Republikën Çeke. Jam e bekuar dhe thellësisht e nderuar që përfaqësoj Republikën e Kosovës në Çeki. Mezi pres të punojmë ngushtë, të thellojmë dhe forcojmë marrëdhëniet bilaterale”, shkroi ajo./GazetaSinjali/