image Kjo është 7 vjeçarja që vdiq në aksidentin e rëndë në Ozdrim të Pejës, familja njofton për varrimin

Kosovë

Tragjike/ Kjo është 7 vjeçarja që vdiq në aksidentin e rëndë në Ozdrim të Pejës, familja njofton për varrimin

news image

Aja Gruda është vajza 7 vjeçare nga Peja që ka vdekur sot në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Istog-Pejë, konkretisht në Ozdrim. Aty kanë mbetur të lënduar edhe tre persona tjerë.

Aksidenti ku mbeti e vdekur 7 vjeçarja (në cilësinë e pasagjerës), dyshohet se u shkaktua nga mos përshtatja e automjetit me kushtet e rrugës dhe shpejtësinë.

Familja ka njoftuar se varrimi i të miturës do të bëhet nesër në orën 15:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

Policia ka njoftuar se në aksident ishte e përfshirë vetura ‘SEAT’ e drejtuar nga i dyshuari L.D. (1992), dhe vetura tjetër ‘VW Golf’ e drejtuar nga i dyshuari dytë B.G.(1948).

Por si ndodhi aksidenti?  

“Deri të aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit, ‘Seat’ ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Istogut në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Ozdrim, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me pjesën e parë ballore e godet automjetin ‘VW Golf’ në pjesën e parë të anës së djathtë i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog. Me ketë rast pos dëmeve të mëdha materiale shkaktohen edhe lëndime trupore të rënda dhe të gjithë të lënduarit dërgohen në Spitalin Rajonal Pejë. Për shkak të lëndimeve të rënda dy persona ndalohen për sherim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa i dyshimti pas marrjes së ndihmës së parë lirohet nga spitali, por me urdhër të Prokurorit për krime të përgjithshme ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Pamje nga aksidenti. /Gazeta Sinjali/