image Kishte planifikuar sulme terroriste në Gjermani, arrestohet 55-vjeçarja neonaziste

Evropë

Kishte planifikuar sulme terroriste në Gjermani, arrestohet 55-vjeçarja neonaziste

news image

Prokurorët gjermanë kanë njoftuar se të mërkurën është arrestuar një grua 55-vjeçare e cila akuzohet për planifikimin e sulmeve terroriste në Gjermani, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Sinjali.

“E dyshuara, Susanne G., u kishte dërguar disa herë letra kërcënuese xhamive, kishte planifikuar zjarrvënie të qëllimshme dhe kishte kërkuar të dhëna dhe materiale për përgatitjen e bombave”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit Federal në Karsruhe.

Po ashtu, ajo u kishte dërguar letra kërcënuese anonime politikanëve lokalë, organizatave myslimane turke dhe OJQ-ve që i përkrahnin refugjatët në qytetin e Nurembergut.

Gazeta gjermane “Sdeutsche Zeitung” raportoi se gruaja e dyshuar ishte e njohur për policinë si ekstremiste e djathtë para arrestimit dhe përkrahëse e partisë së ekstremit të djathtë, “Der Dritte Weg”./Gazeta Sinjali/