image Kishin mbetur në det të hapur, tre peshkatarë shpëtohen mrekullisht në Durrës

Shqipëri

Kishin mbetur në det të hapur, tre peshkatarë shpëtohen mrekullisht në Durrës

news image

Tre peshkatarë janë shpëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishin mbetur në det të hapur.

Kjo për shkak se mjeti me të cilin lundronin u dëmtua si pasojë e goditjes së një trageti të linjës së Barit në brigjet e Durrësit.

Mësohet se peshkatarët e mbetur në det të hapur ishin Klajdi Kapxhiu, Selim Agasi dhe Muhamed, një shtetas egjiptian.

image 70

Ata janë nxjerrë në breg nga forcat e policisë detare dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al/

/GazetaSinjali/