image Kisha ortodokse kërkon armëpushim: Lufta duhet të përfundojë

Botë

Kisha ortodokse kërkon armëpushim: Lufta duhet të përfundojë

news image

Udhëheqësi shpirtëror i botës ortodokse Bartholomew ka bërë thirrje për një armëpushim në Ukrainë, ndërsa vlerësoi “rezistencën e fuqishme” të kombit kundër forcave pushtuese ruse.

Duke bërë një ndërhyrje të rrallë politike gjatë një meshe ku mori pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, patriarku u shfaq me thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe gjakderdhjes.

Krishterimi ortodoks është feja kryesore në Ukrainë, e ndarë në vargje të ndryshme.

Ne po shikojmë dramën e popullit ukrainas dhe admirojmë rezistencën e tij të fuqishme kundër pushtuesit“, tha Bartholomew në komentet e pashkruara nga foltorja, shkruan The Guardian.

Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm… lufta duhet të përfundojë. Karta e Kombeve të Bashkuara ndalon shprehimisht përdorimin e dhunës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe detyron të gjithë anëtarët e organizatës që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me mjete paqësore… një luftë e padrejtë po ndodh në zemër të Evropës, po derdhet gjak njerëzor, po vriten fëmijë dhe gra, duke u shkatërruar dhe qytete e fshatra. Mendimet tona janë me vëllezërit tanë”, vijoi ai.

Më pas ai falënderoi Mitsotakis për ndihmën që Athina i ka dërguar Ukrainës, e cila përfshin anije me pushkë kallashnikov dhe armë të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që Bartolomeu mban anën e Ukrainës.

Lëvizja, e cila e bëri atë të pavarur nga Kisha Ortodokse Ruse, shkaktoi bujë në Moskë, e cila më pas prishi lidhjet me patriarkanën ekumenike.

/GazetaSinjali/