image Kirurgu kërkon shkarkimin e zv/ministrit Dreshaj: Nuk ofrojmë shërbime veterinare, mos ia mësyj spitalit të Pejës

Shëndetësi

Kirurgu kërkon shkarkimin e zv/ministrit Dreshaj: Nuk ofrojmë shërbime veterinare, mos ia mësyj spitalit të Pejës

news image

Kirurgu në Spitalin e Pejës, i cili njëherit është edhe asamblisti i LDK-së në këtë komunë, Sadri Berisha, ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministrit nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky reagim i Berishës erdhi pasi që Dreshaj tha se në këtë spital po vdesin njerëzit nga pakujdesia dhe neglizhenca.

Madje, Dreshaj tha se në Spitalin e Pejës më lehtë hyjnë lopa e qeni se njeriu.

Berisha ka ironizuar me Dreshajn duke e këshilluar që “të mos ia mësyj” këtij spitali, sepse nuk ofron shërbime veterinere.

Nëse ndodhin skandale të tilla, për të cilat Dreshaj tha se ka fakte, kirurgu i ka kërkuar që ta dërgojë policinë dhe prokurorinë në spital dhe në qoftë se është ashtu t’i prangos mjekët.

“Deputet i zgjedhur nga populli (mjerisht), zv.ministër (mjerisht) pasi që sipas jush qenka bërë gjithë ky krim ndaj pacientëve si njeri me pushtet, shfrytëzoje autoritetin tënd dhe zbarkoje policinë dhe prokurorinë në Spital dhe dërgona në burg, sepse ata që vrasin nuk e kanë vendin në Spital, por në burg”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në Facebook.

Berisha ka kërkuar që kryeministri, Avdullah Hoti, të distancohet nga deklaratat e zv/ministrit dhe ta shkarkojë atë nga çdo funksion në qeveri.

Kirurgu po ashtu ka kërkuar që Dreshaj të shkarkohet edhe nga funksionet që i ushtron në AAK, parti të cilës i takon.

“Nëse do të qëndronim ato që i ka thënë z.Dreshaj, atëherë kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj do të duhej t’u kërkonte falje publike qytetarëve të Pejës, Deçanit, Klinës, Istogut dhe më gjerë, në të kundërtën ta shkarkojë z.Dreshaj nga të gjitha funksionet në parti. Kryeministri Hoti duhet të distancohet nga fjalët e zv.ministrit dhe ta shkarkojë nga të gjitha funksionet në Qeveri”, ka përfunduar Berisha, duke uruar që t’i ndihmojë Zoti./Gazeta Sinjali/