image Kirurgët në QKUK refuzojnë të futën në grevë sikurse kërkoi sindikata

Shëndetësi/ Kirurgët në QKUK refuzojnë të futën në grevë sikurse kërkoi sindikata

news image

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk do t’i bashkohen grevës së organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.

Këtë e ka bërë të ditur kirurgu Arbër Morina, i njohur si një nga organizatorët e grevave të mëhershme të kirurgëve.

“Kolegjiumi profesional i kirurgëve sot merr vendim të njëzëshëm: nuk ka asnjë lloj greve, puna vazhdohet normalisht”, thuhet në njoftimin e Morinës.

Në anën tjetër FSSHK me anë të një njoftimi ka thënë se grevës e cila ka filluar në ora 7 të mëngjesit i janë bashkëngjitur të gjitha institucionet, përveç QKMF-së në Shtime ku ka ndodhur një incident pasi një qytetar ka thyer xhamin e ndërtesës.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës respektivisht Këshilli Qëndror Grevist njofton opinionin e gjerë se Greva ka filluar në ora 07:00 ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha Institucionet Shëndetësore të Kosovës dhe deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur Grevës së Përgjithshme, përveç  në QKMF – Shtime u informuam nga nënkryetarja e  sindikatës në këtë qendër znj. Shehrije Morina se ka ndodhur një incident  ku një qytetar ka thyer një xham në laboratorin e kësaj qendre mjekësore, me të cilin rast tani për tani është duke u marr Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.

Kujtojmë se greva 8 orëshe e organizuar nga sindikalistët vjen pas pezullimit të Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese.