image Kini kujdes: Qindra euro të falsifikuara janë vënë në qarkullim ditëve të fundit në këtë qytet

Siguri

Kini kujdes: Qindra euro të falsifikuara janë vënë në qarkullim ditëve të fundit në këtë qytet

news image

Qindra euro para të falsifikuara po vazhdojnë të vihen përditë në qarkullim në tregun e Kosovës. Të dyshuarit në shumicën e rasteve veprojnë si grup. Një rast i tillë u zbulua së fundmi në Gjilan, me ç’rast katër të rinj përfunduan në prangat e Policisë. Por këto nuk janë rastet e vetme që po hetohen nga Policia në Gjilan.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se gjatë ditës se djeshme është hapur edhe një rast i falsifikimit të parasë, pas denoncimit nga një zyrtar i bankës “Raiffeisen Bank”.

Njëjtë ka ndodhur edhe para dy ditësh në po të njëjtën bankë, ku një zyrtar ka njoftuar Policinë se një klient ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, që po ashtu dyshohet se ka qenë e falsifikuar.

Këto para dyshohet se janë vënë në qarkullim nga të dyshuarit që u kapën gjatë ditës së djeshme.

Lend Maksuti dhe Redon Dervishi, të dy nga Gjilani dhe dy të rinjtë nga Prishtina, Apollon Morina dhe Endrit Dervodeli, po dyshohet se kanë vënë në qarkullim bankënota false në vlerë prej 100 euro, në disa lokale të Gjilanit.

Ata janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, mu pas mbledhjes së dëshmive që provojnë përfshirjen e katër të arrestuarve në këtë rast, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/