image Kina synon të shfajësohet, apelon që të hetohen laboratorët e SHBA-së për origjinën e COVID-19

Botë

Kina synon të shfajësohet, apelon që të hetohen laboratorët e SHBA-së për origjinën e COVID-19

news image

Me qëllim që të largojnë fajin nga vetja për pandeminë e koronavirusit, Kina ka filluar një fushatë lobimi në media, transmeton Gazeta Sinjali.

Analistët në Kinë i kanë kërkuar SHBA-së që të hetojnë laboratorin e universitetit të Karolinës së Veriut për origjinën e Covid-19.

Sipas tyre në atë laborator ku po studiohen koronavirusët nga lakuriqët e natës janë regjistruar disa incidente.

Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan publikoi një shtojcë të raportit për origjinën e Covid-19, duke theksuar se ka prova që vërtetojnë se doli nga Instituti i Virologjisë në Wuhan.

Por ky përfundim bie në kundërshtim me hetimin e kryer nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që përjashtoi mundësinë që virusi të ketë dalë nga një laborator.

Megjithatë OBSH ka kërkuar të bëjë një investigim të detajuar mbi këtë pistë, por është kundërshtuar nga Kina.

/Gazeta Sinjali/