image Kina 'sulmon' SHBA-në, ia hedh fajin për koronavirusin

Botë

Akuzë/ Kina ‘sulmon’ SHBA-në, ia hedh fajin për koronavirusin

news image

Prej kur pandemia u bë problem global, SHBA dhe Kina kanë hedhur vazhdimisht akuza ndaj njëra tjetrës për pjesën e fajit.

Së fundit Kina tha se Shtetet e Bashkuara po mundohen t’ua hedhin fajin të tjerëve për gabimet e veta gjatë menaxhimit të situatës së pandemisë, duke reaguar kështu ndaj letrës së presidentit amerikan, Donald Trump, me të cilën ai kërcënoi se do t’ia ndërpresë fondet OBSH-së.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se do ta rishqyrtojë anëtarësinë e Shteteve të Bashkuara në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nëse kjo organizatë nuk u përmbahet zotimeve brenda 30 ditëve dhe e akuzoi këtë institucion për mungesë të pavarësisë nga Kina, shkruan “The Guardian”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha para gazetarëve të martën se Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta akuzojnë Kinën, por se kanë bërë llogari të gabuar duke u munduar ta përdorin Kinën për t’iu shmangur përgjegjësisë së tyre.

Ndryshe, marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, edhe ashtu jo të mira para pandemisë, janë përkeqësuar pas akuzave të Shtëpisë së Bardhë për fshehjen e prejardhjes dhe numrit të rasteve në Kinë në fazën e parë të pandemisë. Këto akuza janë mohuar vazhdimisht nga Kina./ Gazeta Sinjali/