image Kina shënon rastet më të larta që nga janari me virusin Delta

Botë

Kina shënon rastet më të larta që nga janari me virusin Delta

news image

Kina raportoi 143 raste të reja me COVID-19 për 24 orët e fundit, 18 më shumë se një ditë më parë, njoftuan autoritetet shëndetësore.

The Guardian raporton se zyrtarët kinezë thanë se rastet e fundit janë paraqitur kryesisht si pasojë e variantit më ngjitës të koronavirusit, Delta.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve në Kinë që nga 20 janari.

Ditë më parë 108 prej rasteve të reja ishin të përhapura lokalisht, 14 më shumë se një ditë më parë, ndërsa pjesa tjetër ishin udhëtarë të ardhur nga vendet e jashtme.

Shumica e rasteve lokale ishin në provincën lindore, Jiangsu, dhe në provincën qendrore, Henan.

Që nga fillimi i pandemisë, Kina ka regjistruar 93.969 raste dhe 4.636 viktima.

Këto shifra tregojnë se janë shumë të ulëta në krahasim me shtetet tjera të mëdha, shtuar faktin që Kina ka popullsinë më të madhe në botë. /GazetaSinjali/